Hong Kong, “referendum” për demokraci

19/06/2014 00:00

Hong Kongu do të mbajë një referendum të diskutueshëm mbi demokracinë gjatë së premtes, si prelud i një fushate të përshkallëzuar mospajtimi, që do të irritojë më tepër liderët e Partisë Komuniste kineze, si dhe do të shpërngulë rrethin financiar të ish-kolonisë britanike.

Një qytet tepër i pasur, prej 7 milionë banorësh, i cili u rikthye nën regjimin kinez në vitin 1997, shtytja prej një kohe të gjatë për demokraci të plotë e të cilit duket se po arrin “pikën e vlimit”, teksa dhjetra-mijëra priten në votojnë në referendumin jozyrtar.

Edhe pse Pekini ka lejuar Hong Kongun të ecë përpara me një votë popullore për liderin më të lartë të qytetit, në vitin 2017, eksperimenti me ndikimin më të gjerë në demokraci në Kinë, që prej ardhjes në pushtet të komunistëve në 1949-n, zyrtarë të lartë kinezë kanë përjashtuar mundësinë e lejimit të nominimit të kandidatëve prej vet popullit.

Pekini këmbëngul në pasjen e një komiteti të vogël, të përbërë në shumicë nga besnikë pro-Pekinit, që do të zgjedhë se cilët do të shkojnë drejt kutive të votimit, gjë që efektivisht do ta bënte mundësinë e të votuarit të pakuptimtë.

Një prej themeluesve të të ashtuquajturës lëvizje protestuese “Pushtoni Qendrën”, akademiku Benny Tai, shpreson që referendumi të thërrasë mbi 300 mijë njerëz për të votuar, për të forcuar  kështu legjitimitetin e kërkesave të grupit për zgjedhje të drejta dhe përfaqësuese në vitin 2017, që do të përfshijnë edhe demokratët opozitarë.

Votimi online, që pritet të nisë të premten, u zgjat të mërkurën me një javë shtesë, deri më 29 Qershor, pasi një “sulm kibernetik” kërcënonte ta shkatërronte këtë proces.

Top Channel