
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qytetin verior Damaturu të Nigerisë, ku një grup njerëzish ishin mbledhur për të shikuar ndeshjen mes Brazilit dhe Meksikës, lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të sigurisë.
Ende nuk është e qartë nëse ka pasur viktima si pasojë e shpërthimit. Zona ku ndodhi shpërthimi është një nga më të goditurat nga sulmet e militantëve të Boko Haram.
Autoritetet vendase kishin paralajmëruar banorët që të shmangnin grumbullimet gjatë zhvillimit të Kupës së Botës pasi i druheshin sulmeve terroriste, sidomos në zonat në veri të vendit.
Shtetet veriore të Borno, Yobe dhe Adamawa ndodhen në gjendje të jashtëzakonshme që nga muaji maji i vitit të kaluar. Të paktën 2 mijë persona janë vrarë në verilindje nga Boko Haram që prej fillimit të kryengritjes. Analistët janë shprehur se terroristët e kanë cilësuar futbollin si anti-Islam.
Top Channel