Një tjetër filial banke është grabitur pak pas mesditës së të mërkurës në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, kur policia e Kosovës ka marrë informatën për një grabitje në rrugën “Eqerem Çabej”, në njërën nga bankat kryesore që operon në Kosovë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk ka arritur të kap të dyshuarit.

Sipas zëdhënësit të policisë Agron Borovci dyshohet se ishin dy persona të armatosur të cilët kanë kryer këtë grabitje. Ende nuk dihet sa para kanë arritur të grabisin dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Për momentin ende nuk ka persona të arrestuar, ndërkohë që po hetohet nëse bëhet fjalë për të njëjtin grup që grabiti dy ditë më parë një tjetër filial banke. Grabitja ndodhi orës 16:40 të ditës së hënë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Bregu i Diellit në kryeqytet. Katër persona janë futur në filialin e bankës dhe pasi e kanë grabitur atë janë larguar me shpejtësi me një automjet.

Policia konfirmon të dyja rastet dhe thotë se është në hetim për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA