Të mërkurën pritet të përfundojë edhe numërimi i votave me kusht. Gjithësej tashmë janë konfirmuar si të vlefshme janë 22 mijë e 304 fletë votimi.

Zyrtarët e Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve bëjnë të ditur se tashmë ka nisur numërimi i votave me kusht, atyre me postë dhe të personave me nevoja të veçanta. Koordinatori i QNR-së Burim Ahmetaj tha se procesi i numërimit të këtyre votave pritet të përfundojë më së largu deri nesër.

Ai theksoi se, aktualisht është duke u bërë numërimi i votave me postë të të gjithë votuesve të konfirmuar dhe më pas do të fillojmë me procesin e numërimit të votave me kusht dhe me nevoja të veçanta.

Ahmetaj theksoi se QNR ka evidentuar se një numër i formularëve të rezultateve nuk mund të proçedohen si të rregullta për shkak të mos përputhjes brenda formularëve të rezultateve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA