Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Kosovë është ndërprerë përkohësisht numërimi i votave të cilat kanë ardhur me postë, pasi vëzhguesit e partive politike, përveç atyre serbe dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike, të tjerët janë larguar në shenjë proteste nga mjediset e kësaj qendre.

Arsyeja e ndërprerjes së numërimit të votave sipas vëzhguesve është se të gjitha votat e ardhura me postë për Listën Serbe, kanë qenë të votuara nga një dorë dhe se mbi 3 mijë vota nuk kanë pasur komunën e shkruar.

Vëzhguesit e QNR-së kërcënojnë se nuk do të jenë pjesë e numrimit të votave deri në një vendim lidhur me këtë çështje.  Ndërkohë, procesi i numërimit po vazhdon pas një ndërprerje të përkohëshme.

Teksa ata po vazhdojnë të qëndronin jashtë qendrës së numërimit, koordinatori i QNR-së Burim Ahmetaj ka raportuar për rastin në mbledhjen e KQZ-së: “QNR-ja nuk ka ndonjë procedurë që mund të bëjë hetimin kur votohet një subjekt apo një kandidat më shumë. Ndoshta në të ardhmen mund të ketë, por aktualisht nuk ka.”

Sipas kohës së paraparë të KQZ-së pritej që deri të mërkurën të përfundonte edhe numërimi i votave me kusht, gjithsej 22 mijë e 304 vota të konfirmuara si të vlefshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA