Kinë, ekzekutohen 13 persona për terrorizëm

17/06/2014 00:00

13 persona janë ekzekutuar gjatë ditës së hënë në Kinë, pasi ishin dënuar më parë për terrorizëm. Ata ishin akuzuar si autorë të sulmeve në provincën Xinjiang.

Personat e ekzekutuar ishin në mesin e dhjetëra të arrestuarve pas një operacioni të gjerë të policisë në lidhje me sulmet e ndodhura gjatë muajve të fundit.

Persona të armatosur me mjete të mprehta, kryesisht thika, sulmuan udhëtarët në një stacion treni në muajin mars në Kunming, ku mbetën të vrarë 9 persona dhe mbi 130 të tjerë u plagosën. Gjithashtu ata janë identifikuar edhe si autorë të një tjetër sulmi të ngjashëm në Urumqi në muajin Prill dhe një sulmi në një treg, po në këtë qytet, ku u vranë 39 persona.

Mediat kineze raportojnë se personat e ekzekutuar dyshohet të jenë pjesëtarë të pakicës Ujgure në Kinë.  

“Amnesty International” ka thënë se popullsia ujgure në Kinë përballet me diskriminim në punë, strehim dhe në arsimim.

Dhjetëra persona të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Top Channel