Shpërthim me makinë në Moskë, tre të vdekur, mes tyre dy oficerë policie
Të paktën 10 persona janë vrarë në një sulm të ri të militantëve islamikë në Kenia, në afërsi të qytetit bregdetar Mpeketoni.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, të cilat kanë thënë se persona të armatosur bastisën një fshat gjatë natës.
Grupi somalez Al Shabab ka marrë përsipër autorësinë e sulmit, duke deklaruar për agjencinë e lajmeve “Reuters” se “operacioni i tij në Kenia do të vazhdojë”.
Të paktën 48 persona mbetën të vrarë pasi grupi i lidhur me Al Kaedën sulmoi hotelet dhe një komisariat policie në qytet ditën e diel.
Al Shabab deklaroi se kjo masakër ishte një hakmarrje ndaj pranisë së trupave keniane në Somali dhe për vrasjen e myslimanëve. Kenia dërgoi trupa në Somali në vitin 2011 për të ndihmuar qeverinë e atjeshme në luftën kundër militantëve.
“Ne sulmuan fshatrat përreth qytetit Mpeketoni natën e kaluar”, deklaroi zëdhënësi i rebelëve, Sheikh Abdiasis Abu Musab për “Reuters” ditën e martë.
Më vonë ai u citua edhe nga agjencia franceze “AFP” të thoshte se militantët kanë shkuar në disa zona në kërkim të personelit ushtarak dhe se shumica e të vrarëve ishin oficerë policie dhe rojtarë të botës së egër.
Mpeketoni ndodhet në afërsi të ishullit Lamu, një resort turistik i mirënjohur, por qyteti vetë nuk është një destinacion turistik.
Top Channel