Shpërthim me makinë në Moskë, tre të vdekur, mes tyre dy oficerë policie
Lajmi për vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri ka zënë vend edhe në faqet online të mediave më prestigjoze ndërkombëtare.
Reuters njoftoi më herët, ndërkohë që edhe “The Guardian” i ka kushtuar vëmendjen e saj. Në artikullin e publikuar të dielën më 15 qershor thuhet se Shqipëria do të jetë vendi i parë Europën që do të vizitojë Ati i Shenjtë dhe për këtë jepen edhe arsyet.
“Vatikani thotë që Papa shprehu dëshirën që vizita e parë e tij në një shtet Europian me një të kaluar të përvuajtur fetare dhe sociale”, shkruan gazeta prestigjoze britanike.
Vizita, thuhet më tej në artikull, synon t’i japë kurajo një vendi që ka vuajtur për një kohë të gjatë pasojat e ideologjive të së kaluar, shtetit të parë ateist të shpallur në vitin 1967.
Papa Françesku u zgjodh në krye të Kishës Katolike në mars të vitit të kaluar. Deri më tani ai ka ndërmarrë dy vizita ndërkombëtare, e para në Brazil dhe së fundmi në Lindjen e Mesme. Në gusht pritet të vizitojë Korenë e Jugut dhe Sri Lankan, për të mbërritur më 21 shtator në një vizitë një-ditore në Shqipëri, ndërsa në janar do të vizitojë Filipinet.
Top Channel