Të armastosur dhe të maskuar, 4 persona, me qëllim grabitjeje, rreth orës 16:40 janë futur në filialin e një banke në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Bregu i Diellit në kryeqytet.

Policia konfirmon rastin dhe thotë se është në ndjekje të katër personave të dyshuar. Grabitja ka përfunduar vetëm pak minuta para se në vendin e ngjarjes të mbërrinte policia.

Megjithatë, uniformat blu janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur të gjejnë edhe makinën e braktisur të plaçkitësve të bankës, në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Për momentin ende nuk ka persona të arrestuar dhe nuk dihet se sa para kanë arritur të grabisin të dyshuarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA