Asnjë i dyshuar rreth vrasjes së kandidatit për deputet të PDK-së, Elvis Pista, nga Rahoveci i Kosovës, ngjarje që tronditi gjithë opinionin publik.

I ndjeri u varros pasditen e së dielës në qytetin e lindjes. Policia kosovare po vazhdon hetimet rreth rastit, por ende nuk ka asnjë gjurmë lidhur me ndonjë të dyshuar të mundshëm.

Zëdhënësi i policisë, Brahim Sadriu ka thënë për Top Channel se policia po vazhdon intensivisht hetimet, por megjithatë ende nuk ka një pistë konkrete që do të çonte në zbardhjen e vrasjes.

Elvis Pista u vra mëngjesin e së dielës në parkingun e një restoranti në qytetin e Rahovecit, pasi kishte festuar ditëlindjen e bashkëshortes së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA