Pas festës që kishte organizuar për ditëlindjen e bashkëshortes mbeti i vrarë Elvis Pista, kandidat i PDK-së për deputet të kuvendit në zgjedhjet e fundit.

Autorët e vrasjes ende janë të panjohur për policinë, ndërkohë ngjarja ka ndodhur në qytetin e Rahovecit  rreth orës 1 pasmesnate. Sipas raportit të policisë vrasja ishte e paramenduar mirë dhe Pista është vranë nga pesë metra largësi me armë të shurdhër duke e qëlluar mbrapa.

Mbrëmjen tragjike, Elvis Pista po festonte ditëlindjen e gruas së tij, burime nga vendi I ngjarjes thonë bashkë me çiftin Pista ishte dhe një çift tjetër të që po i shoqëronin.

Pas marrjes së plagëve, viktima është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Rahavec për ndihmë, mirëpo mjeku ka mundur vetëm të konstatojë vdekjen. Trupi I viktimës tashmë është dërguar për obduksion.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri sado të vogël rreth rastit ta ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit të vrasjes.

“Për momentin mund të themi që është ekzaminuar vendi i ngjarjes. Janë duke u analizuar të gjitha pistat e mundshme, me qëllim gjetjen e autorëve të vrasjes”,  Brahim Sadiaj, zëdhënës i policisë.

Pista ka qenë djali i vetëm i familjes, ka qenë i martuar dhe nuk ka lënë fëmijë. Ndërkohë mësohet se bashkëshortja e tij është në muajin e 5 të shtatzënisë.

Vrasja është dënuar nga Kryeministri kosovare, por edhe nga zyrtarë të tjerë të partisë demokratike të Kosovës dhe jo vetëm.

Kryeministri Thaçi siguron familjen Pista se do të zbulohet atentatori I vrasjes. “Më lejoni që në emrin tim dhe të Qeverisë së Kosovës t’ju shpreh juve, të afërmve dhe miqve të tij, ngushëllimet më të sinqerta, si dhe solidaritetin dhe mbështetjen tonë më të madhe”, thuhet ne telegram.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradianj ka dënuar vrasjen. “Kërkoj qe rasti te zbardhet sa me shpejt. I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes dhe gjithë qytetareve të vendit, për këtë humbje të madhe. Kriminelet duhet ta dinë se nuk do te mund ti ikin drejtësisë”, ka thënë Haradinaj në reagimin e tij, pak orë para se të vritej Elvis Pista kandidati për deputet i PDK-së, i cili doli njëri ndër më te votuarit  në Rahovec, iu ka drejtuar qytetarëve të Rahovecit me një letër në “Facebook”, duke iu uruar ditën e çlirimit.

“Kaluan 15 vjet prej se marrim frymë lirshëm. E për këtë, u flijuan mijëra prej nesh, lanë gjakun mijëra ushtarë. Ne duhet përjetësisht të jemi falënderues ndaj atyre të rënëve, martirëve dhe ushtarëve të UÇK-së që sot jetojmë lirshëm, e t’i respektojmë veteranët e invalidët, të bëjmë më shumë për ta. Sepse po të mos ishin ata, nuk do të ishim as ne. Nuk do të flisnim shqip sot.

I ndjeri ishte punonjës në Postën dhe Telekomin e Kosovës si sekretar i korporatës. Ai gjithashtu ishte edhe këshilltar politik në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në kohën kur ministër ishte Nenad Rashiq. Varrimi i të ndjerit do të bëhet pasditen e së dielës në qytetin e Rahovecit.

Presidentja Jahjaga dënon vrasjen e kandidatit për deputet

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e dënon vrasjen e kandidatit për deputet të PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme, Elvis Pista.

Presidentja Jahjaga, në emër të institucioneve, të qytetarëve dhe në emrin e saj personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pista për humbjen e njeriut më të dashur të saj.

Presidentja Jahjaga thekson se aktet e këtilla cënojnë rendin dhe sundimin e ligjit. Jahjaga kërkon nga organet e ndjekjes kapjen e autorëve të vrasjes dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet pasditën e së dielës në qytetin e Rahovecit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA