Shpërthim me makinë në Moskë, tre të vdekur, mes tyre dy oficerë policie
Kreu i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin gjatë së premtes ku e ftoi atë në bisedimet e përbashkëta me Kievin mbi marrëveshjen e tregtisë që ndezi krizën në Ukrainë.
Zyrtarët europianë thanë se kjo ishte një lëvizje e cila reflekton për një klimë të re negociatash.
Bashkimi Europian do të nënshkruaj javën e ardhshme një marrëveshje asocimi dhe paktin e tregtisë së lirë me Kievin. Për këtë marrëveshje u ra dakord që në nëntorin e kaluar me ish-Presidentin Viktor Janukovic, duke çuar më pas në protesta që kulmuan me largimin e tij nga pushteti dhe krizën e tanishme.
Më parë Brukseli kishte hedhur poshtë kërkesën e Putin për t’u përfshirë në diskutimet mes BE-së dhe Ukrainës, por në një deklaratë të Komisionit Europian thuhet se BE-ja i ka ofruar një mundësi Putin-it për të mbajtur diskutimet në nivel politik.
Kremlini ka lëshuar një deklaratë ku ka bërë të ditur se Putin ka pranuar të marrë pjesë në bisedime.
Ndërkohë që SHBA-të janë shprehur se tanket që po përdoren nga separatistët në lindje të Ukrainës kanë ardhur nga Rusia.
“Rusia pretendon se këto tanke janë marrë nga forcat Ukrainase, por në atë zona nuk ka një njësi ushtarake”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit.
Pamjet të cilat treguan tanket në disa zona në Donetsk, shkaktuan acarim të situatës mes Kievit dhe Moskës.
Top Channel