Aleanca Kosova e Re është e bindur se i ka votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Parlamentit të ri të Kosovës.

Partia e Behgjet Pacollit po pret numërimin e gjitha votave, por edhe verifikimin dhe rinumërimin e qindra të tjerave për të cilat AKR pretendon se iu larguan nga rezultatet me ose pa qëllim.
Sekretari i AKR-së, Ibrahim Makolli ka treguar për Top Channel se nga të dhënat që po i marrin nga terreni, nuk ia kanë më frikëm pragut zgjedhor.

“Nuk i besoj që është një çështje për diskutim pragu për AKR-në në bazë të fakteve që kemi, por edhe atyre që po i mbledhim nga terreni”, tha Ibrahim Makolli.

Makolli ka prezantuar shumë formularë që dëshmojnë se këtij subjekti iu deformua rezultati i zgjedhjeve.

“Vetëm nga këto që unë kam deri tani janë mbi 500 vota. Në formularin e përputhjes së të dhënave të rezultateve AKR-ja ka 0 vota, ndërsa kandidatët kanë vota. Ky fakt është krejtësisht e pamundur. Në një vendvotimi tjetër votat e Aleanca Kosova e Re i kanë kaluar një subjekti tjetër politik, kjo do të thotë që ka pasur me ose pa qëllim probleme. Ne nuk po kërkojmë asgjë më tepër se së të ketë një rishikim dhe të shohim cili ka qenë vullneti i elektoratit”, shtoi Makolli.

Për të gjitha këto deformime të procesit zgjedhor, Makolli ka thënë se do ti drejtohen Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa por edhe KQZ-së në mënyrë që AKR-së ti numërohen të gjitha votat e 8 qershorit.

E derisa ti marrin rezultatet finale nga KQZ, në këtë subjekt politik ende nuk preferojnë të flasin për preferencat për bashkëpunim me subjektet tjera për formimin e qeverisë së re.

Mystafa merr mbështetjen e degëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka ftuar një mbledhje me kryetarët e degëve të partisë për të marrë mbështetje për marrëveshjen që LDK ka arritur me dy subjektet tjera AAK dhe NISMA.

Përmes një komunikate për media, LDK ka njoftuar se kryetarët e degëve i kanë dhënë mbështetje të plotë marrëveshjes dhe kanë kërkuar që ajo të implementohet menjëherë pas certifikimit të rezultateve.

Me këtë rast, kryetari Mustafa i siguroi kryetarët e degëve të LDK-së se koalicioni do të punojë që marrëveshja të implementohet sa më parë dhe se qeveria, që do të dalë nga kjo marrëveshje, do të punojë për të mirën e vendit.

LDK ka njoftuar se në ditët në vijim partnerët e koalicionit do të punojnë për përgatitjen e programit të përbashkët qeverisës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA