Venezuela akuzon SHBA-në për shantazh, Kina dhe Rusia i dalin në mbrojtje: ‘Sjellje gangsterësh’, çdo shtet ka të drejtë të mbrojë sovranitetin e tij Kundërshtimi britanik ndaj kandidtaturës së ish-kryeministrit të Luksemburgut Jean-Claude Juncker për postin e ri të presidentit të Komisionit Evropian mori të premten një përmasë të re pas artikullit të kryeministrit britanik David Cameron të botuar njëkohësisht në disa gazeta të mëdha evropiane. Ai kërkon “një lidership të guxmimshëm nga Bashkimi Evropian”.
Në këtë lëvizje të pazakontë, në kundërshtim të hapur me qëndrimin gjerman që e mbështet kandidaturën e Junker, Cameron i bën thirrje të drejtpërdrejtë votuesve në vendet e tjera të BE-së që të mbështesin qëndrimin e tij për postin e njeriut më të fuqishëm në Bruksel, duke kërkuar që BE të mos vazhdojë me të njëjtin sitil, që duket se në zjedhjet e fundit evropiane u kundërshtura nga votuesit.
Në artikullin e tij, Cameron thotë se: “Këto ditë, për shumë evropianë, Kampionati Botëror i Futbollit është gjëja më e rëndësishme, por është e rëndësishme që ky debat të zhvillohet pasi ka të bëjë me thelbin e vendimmarrjeve në Bashkimin Evropian dhe për vetë marrëdhëniet mes vendeve dhe institucionveve të BE-së”.
Kryeministri britanik thekson se Juncker nuk është zgjedhur nga votuesit evropianë. Vendimi për atë se cili do të jetë presidenti i ardhshme i KE-së do të merret në samitin e 26-27 qershorit, edhe pse nuk është e sigurtë se deri atëherë do ketë një marrëveshje.
Përgjithësisht, kur ka kundërshtime të kësaj natyre, një figurë kompromsi do të qetësonte fërkimet dhe mosmarrëveshjet mes vendeve kryesore, në rast të kundërt mosgjetja e saj do të vështirësonte jashtë çdo parashikimi marrëdhëniet mes vendeve të mëdha dhe ndikuese në BE, ku Britania nuk mund të injorohet.
Top Channel