Venezuela akuzon SHBA-në për shantazh, Kina dhe Rusia i dalin në mbrojtje: ‘Sjellje gangsterësh’, çdo shtet ka të drejtë të mbrojë sovranitetin e tij Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko i tha homologut të tij rus, Vladimir Putin se hyrja e tre tankeve ruse në territoret lindore të Ukrainës është e papranueshme.
Të enjten Ministri i Brendshëm ukrainas tha se tre tanke ruse kanë kaluar kufirin në një pikë kufitare të kontrolluar nga separatistët pro-rusë në rajonin e Luhanskut. Arsen Avakov tha se dy prej tankeve janë shkatërruar nga forcat qeveritare, ndërsa luftimet vazhdojnë për të shkatërruar edhe të tretin.
Rusia mohon raportimet për kalim të tankeve në Ukrainë. “Një tjetër informacion fals”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme në Moskë.
Ndërkohë, një automjet që i përkiste udhëheqësit të lëvizjes separatiste në rajonin e Donetskut, Denis Pushilin shpërtheu po të enjten. Raportohet se në momentin e shpërthimit, Pushilin nuk ishte në automjetin e tij. Katër persona janë plagosur nga shpërthimi, ndërsa nuk dihen rrethanat e tij.
Të mërkurën Moska akuzoi presidentin Poroshenko se nuk po mban premtimin e tij për t’i dhënë fund luftimeve në lindje të vendit, ndërsa kërkon hetime për raportimet e mediave ruse se ushtria ukrainase po përdor armë të ndaluara nga ligjet ndërkombëtare kundër qytetarëve në Sloviansk.
Përshkallëzimi i dhunës mbërrin pak ditë pas takimit mes Poroshenkos dhe Putinit në 70-vjetorin e “D-Day” në Normandi të Francës.
Top Channel