Ka përfunduar rinumërimi i 14 kutive me rreth 5 mijë vota në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Fushë-Kosovë. Hapja e këtyre kutive dhe rinumërimi i votave ka nxjerrë parregullsi sidomos në votat e kandidatëve për deputetë.

Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj ka thënë se votat e rinumëruara do të futen në rezultatet finale, por me ndryshimet që kanë pësuar gjatë procesit të verifikimit.

“E rëndësishme së pari është që votat megjithatë kanë dalë të jenë të rregullta dhe asnjë nuk do të shpallet e pavlefshme. Gjatë procesit të rinumërimit janë gjetur shumë ndryshime, sidomos në votat e kandidatëve për deputetë, por tanimë ato janë përmirësuar”, ka thënë Ahmetaj.

“Ne u kemi dhënë vëzhguesve të subjekteve dhe atyre ndërkombëtarë formularët e rinj me ndryshime dhe ata të vjetrit për ti parë edhe ata ndryshimet, ndërsa të dhënat e këtij procesi po futen në rezultatin final”, ka shtuar ai.

Aktualisht në QNR vazhdon skanimi i formularëve nga të dhënat e vendvotimeve për të parë nëse të gjitha janë në rregull. Deri të dielën ky proces pritet të përfundojë, për t’i hapur rrugë verifikimit dhe numërimit të votave me kusht, atyre nga diaspora si dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA