Prifti pedofil: Kam abuzuar dhjetra të mitur

13/06/2014 00:00

Kisha katolike në Mineapolis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vënë në qendër të kritikave pas pohimeve të një ish-kleriku të kësaj kishte se ka abuzuar me dhjetra fëmijë të mitur që prej vitit 1961.

Ish-prifti Thomas Adamson pranoi para gjykatës akuzat e ngritura kundër tij, ndërsa tha se nuk e mbante mend numrin. Ai tha se për herë të parë për “sëmundjen” e tij kishte folur me një tjetër katolik në vitin 1964, por asnjë masë nuk ishte marrë kundër tij, deri në vitin 2009.

“E shihja gjithmonë më shumë si një sëmundje se sa si një krim”, deklaroi prifti.

Adamson akuzohet se ka abuzuar ndër vite të paktën 37 fëmijë, ndërsa ai vetë pranon akuzën në 10 raste, ndërsa i pyetur mbi numrin e viktimave të tij, u shpreh se nuk i mbante mend dhe se për këtë i duhet të mendohej.

Prifti pedofil nisi punën e tij si trajner i skuadrës së basketbollit në vitin 1961 në një shkollë katolike në Dioqezën Ëinona. Tre vite më vonë ai u vendos në qendër të akuzave për abuzime seksuale me të mitur. Ai i konfirmoi vetë këto akuza duke iu rrëfyer një tjetër prifti, por sërish qendroi në të njëjtin pozicion edhe për shumë vite të tjera ku vazhdoi abuzimet e tij deri në vitin 2009, kur u shkarkua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB