Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, zotohet se, në rast se udhëheqësit e shtetit i drejtohen Kushtetueses, rreth çështjes së koalicionit opozitar për formimin e qeverisë së re, Kushtetuesja do të veprojë në mënyrë profesionale dhe vendimi do të publikohet në afat shumë të shpejt kohor.

I pyetur se, si e komenton koalicionin qeveritar, që është lidhur nga tri partitë opozitare LDK-AAK-Nisma, pas zgjedhjeve kombëtare të 8 Qershorit, ai nuk ka dhënë ndonjë qëndrim konkret.

Hasani ka thënë se një gjë të tillë nuk mund ta komentojë as ai vet, e asnjë gjyqtar tjetër, por është shprehur se janë udhëheqësit e shtetit që, nëse mendojnë se në këtë rast ka ndonjë çështje kushtetuese, mund ta ngrejnë atë.

“Nëse vjen rasti pranë nesh, unë ju siguroj juve dhe përmes jush edhe publikut e qytetarëve të Kosovës, që gjykata do të veprojë me profesionalizëm dhe përgjegjësi, siç ka vepruar deri më sot edhe do të vendosë në një afat rekord. Do të thotë se do të angazhohemi maksimalisht, siç ka qenë edhe rasti vjet. Ju e dini, ne nuk kemi shkuar as për pushime, për shkak të ligjeve për amnisti e ligjit për buxhetin, dhe në një afat rekord e kemi prodhuar aktgjykimin, që i ka pasur përmbi 200 faqe. Kështu që ne do të veprojmë me këtë frymë çdo herë”, tha Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Edhe pas këmbënguljes së gazetarëve, ai ka theksuar se nuk është interpretues i Kushtetutës, por është kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe nuk mund ta interpretojë atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA