Venezuela akuzon SHBA-në për shantazh, Kina dhe Rusia i dalin në mbrojtje: ‘Sjellje gangsterësh’, çdo shtet ka të drejtë të mbrojë sovranitetin e tij 50,000 dollarë është kompensimi fillestar për familjet e pasagjerëve të avionit të zhdukur të “Malaysia Airlines”.
Deri tani, paratë i kanë marrë 6 familje malajziane dhe një kineze, ndërsa kompanitë e sigurimeve po vlerësojnë pretendimet e 40 familjeve të tjera nga Kina.
Të afërmit mund të pretendojnë deri në 175,000 dollarë për secilin prej 239 pasagjerëve të zhdukur. Zëvendës/ministri i Jashtëm malajzian, Hamzah Zainudin, deklaroi se qeveria e tij ende nuk e ka shpallur avionin të humbur.
“Nëse do të flasim për dëmshpërblim të plotë, atëherë duhet të presim deri sa tragjedia e MH370-s të konsiderohet përfundimisht e mbyllur”, tha Hamzah Zainudin.
Avioni i nisur nga Kuala Lumpur drejt Pekinit u zhduk nga radarët më 8 Mars, e që prej atëherë nuk ka më asnjë gjurmë prej tij.
Kompensimet do t’i paguajë kompania e sigurimeve e “Malaysia Airlines”, një konsorcium i drejtuar prej gjermanes “Allianz”. Shumë nga familjarët e udhëtarëve në bordin e fluturimit MH370 e kritikojnë mënyrën se si ekzekutivi menaxhoi kërkimet për avionin e humbur, e një pjesë e tyre refuzojnë ta pranojnë se njerëzit e vet të dashur mund të kenë vdekur.
Një grup familjesh janë bashkuar në nismën për grumbullimin e 5 milionë dollarëve, që do të përdoren për të hetuar zhdukjen e avionit dhe inkurajojnë të flasë çdo njeri që mund të ketë informacione rreth episodit të mistershëm.
Operacioni masiv i vëzhgimit në det, qindra kilometra larg tokës, dështoi në gjetjen e ndonjë mbetjeje të mundshme të avionit dhe tani, ekspertët po përgatiten të përdorin pajisje të posaçme për vazhdimin e kërkimeve nën ujë.
Top Channel