Brazili në kaos nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet, numri i viktimave shkon në 46, 21 persona ende të zhdukur Kriza ekonomike në Europë dhe Amerikën Veriore ka shkaktuar mbi 10 mijë vetëvrasje shtesë, sipas shifrave të publikuara nga studiuesit britanikë.
Një studim i publikuar nga “British Journal of Psychiatry”, tregon se “vetëvrasjet janë rritur ndjeshëm”.
Grupi i studiuesve ka bërë të ditur se disa prej vdekjeve mund të ishin shmangur, pasi disa vende nuk kanë treguar rritje të mesatares së vetëvrasjeve. Grupet e aktivistëve thonë se gjetjet e këtij studimi tregojnë se sa të rëndësishme ishin shërbimet e shëndetit mendor.
Studimi i kryer nga Universiteti i Oksfordit dhe Shkollës londineze për Higjienën dhe Mjekësinë Tropikale, ka analizuar të dhënat prej 24 vendeve të BE-së, SHBA-ve dhe Kanadasë.
Sipas tij, vetëvrasjet kishin qenë në rënie në Europë, deri në vitin 2007. Në 2009-n ka pasur një rritje prej 6,5%, një nivel që mbeti i qëndrueshëm deri në vitin 2011.
Kjo shifër është ekuivalente e 7950 vetëvrasjeve më shumë, se sa priteshin nëse vazhdonin trendet e viteve të kaluara, bëri të ditur grupi i studiuesve.
Vdekjet si pasojë e vetëvrasjeve ishin në rënie edhe në Kanada, por është vërejtur një rritje e ndjeshme që kur vendi u prek nga recesioni në vitin 2008, gjë që shkaktoi 240 vetëvrasje më shumë.
Top Channel