Pakistan, Musharraf “mund të udhëtojë”

12/06/2014 00:00

Një gjykatë në Pakistan ka mbështetur kërkesën e ish-sundimtarin ushtarak Musharraf për t’u larguar nga vendi.

Gjykata e Lartë e Sindh-it hoqi emrin e Musharraf nga lista e kontrollit të daljeve, gjatë së enjtes, teksa ish-liderit të Pakistanit i ishte ndaluar largimi nga vendi.

Musharraf është aktualisht në një proces gjyqësor për tradhëti, akuzë të cilën ai e mohon dhe e konsideron si politikisht të motivuar.

Qeveria e Pakistanit ka 15 ditë kohë për të apeluar, përpara se urdhri i gjykatës të hyjë në fuqi.

Ushtria e Pakistanit është duke e ndjekur me interes gjyqin e ish-Gjeneralit, pasi janë të shqetësuar mbi precedentin që mund të vendosë gjyqi, në një vend me një histori të gjatë regjimi ushtarak.

Të enjten, avokati mbrojtës i Musharraf, Farogh Naseem, tha: “Gjykata lejoi apelimin tonë dhe urdhëroi të hiqet emri i Musharraf nga lista e kontrollit të daljeve. Urdhri do të ekzekutohet pas 15 ditësh”.

Musharraf ndodhet aktualisht në arrest shtëpie, ndërkohë që në Janar ishte shtruar në spital për shkak të dhimbjeve në gjoks.

Në Prill, ministri i Brendshëm refuzoi kërkesën e tij për t’i dhënë fund ndalimit të udhëtimit të tij, duke ia pamundësuar largimin nga vendi, edhe pse donte të shkonte në Dubai për të vizituar nënën e tij të sëmurë.

Shumë vetë në Pakistan besojnë se ai do të largohet nga vendi dhe t’u shmanget akuzave, nëse i lejohet të udhëtojë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta