Mosul dhe Tikrit.
" /> Mosul dhe Tikrit.
">

OKB dënon sulmet e militantëve në Irak

12/06/2014 00:00

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka dënuar sulmet e militantëve islamikë në Irak, të cilat kanë pushtuar dy qytetet e mëdha, Mosul dhe Tikrit.

OKB-ja ka thënë se gjendja humanitare rreth Mosulit, ku deri tani rreth 500 mijë persona kanë braktisur banesat  tyre, ishte e tmerrshme dhe po përkeqësohet çdo moment. Kryeministri Irakut Nouri Maliki u zotua për të luftuar kundër kryengritësve të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levant (ISIS).

Militantët konsoliduan pozitat e tyre në Tikrit, vendlindja e Saddam Hussein-it, të cilin ata e pushtuan të martën, një ditë pas marrjes së Mosulit. ISIS, e njohur edhe si Isil, është një degë e al-Kaedës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për solideratitet me Irakun në këtë sfidë serioze të sigurisë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së shprehu shqetësimin për mijëra persona të cilët janë larguar nga 2 qytetet. Më herë, përfaqësuesi i UNICEF në Irak, Marzio Babille tha se situata në Mosul është alarmante.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB