Venezuela akuzon SHBA-në për shantazh, Kina dhe Rusia i dalin në mbrojtje: ‘Sjellje gangsterësh’, çdo shtet ka të drejtë të mbrojë sovranitetin e tij
Kina njoftoi marrjen e masave të reja për të nxitur rritjen e ekonomisë. Mes tyre përfshihen planet për ndërtimin e hekurudhave, rrugëve dhe aeroporteve, bashkë me ndërhyrjet në lumin Jangxe që lidh provincat më pak të zhvilluara të Kinës me Shangain.
Ndërkohë Banka Qendrore e Kinës tha se do të inkurajojë bankat e nivelit të dytë për të dhënë më shumë hua eksportueseve. Këto hapa ndërmerren mes shqetësimeve për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë kineze, e dyta në botë.
Ekonomia kineze u rrit me 7.4 përqind nga janari deri në muajin mars duke shënuar rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur rritja ishte 7.7 përqind.
Pas disa vitesh rritjeje të shpejtë, ekonomia e Kinës ka përjetuar një ngadalësim të ritmit gjatë kohëve të fundit, pjesërisht për shkak të rënies së kërkesës për eksport nga tregjet kyçe.
Në përpjekjen për të ruajtur nivelin e lartë të rritjes dhe për të ribalancuar ekonominë, Kina është përqendruar të nxitja e konsumit të brendshëm. Gjithsesi ekzistojnë shqetësimet se ndërsa vendi largon vëmendjen nga eksportet, rritja mund të ngadalësohet edhe më shumë.
Javët e fundit Pekini njoftoi masa të shumta për të promovuar rritjen. Në prill qeveria tha se do të reduktonte taksat ndaj bizneseve të vogla dhe do të përshpejtonte ndërtimin e hekurudhave rreth vendit. Ajo deklaroi se do të shiste bonde shtetërore me vlerë prej 150 miliard jen për financimin e investimeve në hekurudha.
Top Channel