Turqi–Britani/ Erdogan pret Starmer në Ankara, nënshkruhet marrëveshja për blerjen e 20 avionëve luftarakë Banka Botërore i rishikoi parashikimet e saj për rritjen ekonomike të këtij viti në vendet në zhvillim, duke i ulur nga 5,3 në 4.8%.
Nëse profetizimi i saj rezulton i vërtetë, atëherë ky do të jetë viti i tretë radhazi për këtë grup vendesh ku rritja është nën nivelin e 5 përqindëshit.
Banka mendon se vendeve në zhvillim u nevojiten reforma të qenësishme ekonomike për të promovuar rritjen, edhe pse raporti i saj parasheh një përshpejtim të saj në 2015-n.
“Zhgënjyese” është fjala e përdorur prej institucionit ndërkombëtar lidhur me performancën e sivjetshme ekonomike.
Presidenti i organizatës, Jim Yong Kim i cilësoi të tilla ritme rritje si “tepër modeste për të krijuar vendet e punës që i nevojiten përmirësimit të jetesës së 40 përqindëshit më të varfër”.
Raporti nuk është megjithatë krejtësisht i zhveshur nga elementët optimistë. Projeksionet në ulje reflektojnë edhe impaktin e krizës së Ukrainës, motit të keq në Shtetet e Bashkuara apo edhe faktorë të tjerë.
Disa prej tyre janë të përkohshëm, ndaj Banka pret një rritje rekord prej 5,5% vitin e ardhshëm dhe në 2016-n, që për të është gjerësisht në linjë me potencialin e vendeve në fjalë, çka do të thotë me ritmin e rritjes që mund të ruajnë për një periudhë më afatgjatë.
Në këtë drejtim, në ndihmë do t’u vijë edhe rritja e fuqishme ekonomike nga shumë vende të pasura, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zona e euros.
Top Channel