Varka e kryeministrave

11/06/2014 00:00

Britania e Madhe dhe Gjermania kanë ndasi të mëdha sa i përket emrit për kreun e Këshillit të Europës, por kjo nuk pengon kancelaren Angela Merkel dhe kryeministrin britanik, David Cameron që të lundrojnë në të njëjtën varkë.

Në pamjet pa koment të shpërndara nga Euronews, Merkel dhe Cameron shoqëruar nga kryeministri holandez Mark Rutte dhe ai suedez, Fredrik Reinfeldt shijojnë në udhëtim me varkë me rrema në luqenin e Harpsundit në Suedi.

Por nëse në varkën në fjalë timonieri ishte kryeministri suedez, Fredrik Reinfeldt në një tjetër varkë, atë të Bashkimit Europian, e cila është shumë herë më e vështirë për t’u drejtuar, Cameron dhe Merkel janë pilotët kryesorë, dhe një lundrim i tillë ndoshta ishte i nevojshëm, sidomos në këtë periudhë kur ndasitë mes dy vendeve anëtare duket se janë thelluar, që nga emri për kreun e KiE-së e deri tek politikat ekonomike dhe ato të zgjerimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB