Turqi–Britani/ Erdogan pret Starmer në Ankara, nënshkruhet marrëveshja për blerjen e 20 avionëve luftarakë Lideri i mazhorancës republikane të Dhomës së Përfaqësuesve, Eric Cantor pësoi një humbje të papritur në zgjedhjet paraprake për Kongresin amerikan që mund të ketë ndikim të madh në shkallë kombëtare.
Ligjvënësi nga Virxhinia mbeti shumë prapa një profesori pak të njohur ekonomie, David Brat, kandidat i lëvizjes ultrakonservatore Tea Party. Cantor më vonë e pranoi humbjen.
“Është zhgënjyese, nuk ka dyshim për këtë. Por unë besoj në këtë vend, besoj se pas qoshes ka një mundësi për të gjithë ne. Ndaj pres me padurim të luftoj me ju të gjithë për gjërat në të cilat besojmë, për kauzën konservatore, sepse zgjidhjet tona janë përgjigjia e problemeve me të cilat përballen shumë njerëz sot”, deklaroi Cantor.
Pas numërimit të pjesës më të madhe të votave në distriktin e 7-të të Virxhinias, David Brat rezultoi fitues me 56 për qind të tyre, ndërsa Cantor mori 44 për qind.
Profesori i kolegjit do të jetë kandidati republikan në zgjedhjet e nëntorit. Humbja e së martës është një goditje e papritur për ligjvënësin Cantor, anëtari i dytë më i fuqishëm në Dhomës e Përfaqësuesve të kontrolluar nga Repuplikanët.
Në zgjedhjet e mëparshme ai ishte një nga kandidatët më të preferuar të lëvizjes Tea Party. Eric Cantor njihej për kërkesat e tij mbi shkurtimin e shpenzimeve qeveritare, por David Brat e akuzon për demonstrim të pamjaftueshëm të vlerave konservatore dhe për qëndrim tepër të butë ndaj çështjes nevralgjike të emigracionit.
Top Channel