Venezuela akuzon SHBA-në për shantazh, Kina dhe Rusia i dalin në mbrojtje: ‘Sjellje gangsterësh’, çdo shtet ka të drejtë të mbrojë sovranitetin e tij
Qeveria dhe rebelët në Sudanin e Jugut kanë rënë dakord t’i japin fund luftimeve dhe të formojnë një qeveri të përkohshme brenda 60 ditëve.
IGAD, blloku Lindor Afrikan, i cili ndërmjetësojë për arritjen e kësaj marrëveshje, ka kërcënuar se do të vendosë sanksione nëse nuk do të veprohet në përputhje me marrëveshjen.
Marrëveshja u shoqërua nga një takim i veçantë mes presidentit Salva Kiir dhe liderit të rebelëve Riek Machar në Addis Ababa në Etiopi.
Marrëveshjet e mëparshme për t’i dhënë fund dhunës janë thyer nga të dyja palët, e shoqëruar më pas me një përkeqësim të krizës humanitare.
Mijëra persona kanë vdekur deri tani që pas mosmarrëveshjeve politike, të cilat më pas u shoqëruan me dhunë etnike. Me mijëra persona kanë braktisur shtëpitë e tyre që nga nisja e luftimeve dhjetorin e kaluar.
Top Channel