Shkencëtarët regjistruan pamjen më të pastër nga procesi i formimit të planeteve përreth një ylli në formim e sipër.

Pamjet u kapën nga teleskopi “Alma Radio”. Në to shihen disa unaza të zjarrta pluhuri dhe gazi mes të cilave dallohen qartë “njollat e zeza” që janë planete në formim e sipër.

Ylli ‘foshnje’ i kapur mendohet se është rreth 1 milion vjet në një distancë prej 450 vitesh dritë nga Toka në yjësinë Taurus.

“Alma Radio” (Atacama Large Millimeter/submillimeter Array) është projekt i vënë në punë prej pak muajsh dhe për shkencëtarët rezultatet janë mbresëlënëse.

“Është mahnitëse! Kjo është prova që tregon se Alma ka për të qenë një instrument i mrekullueshëm”, thotë astrofizikani Aprajita Verma.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA