Nisma për Kosovën nëpërmjet një komunikate për shtyp vë alarmin se po përgatitet një manipulim votash me kutitë e mbetura dhe votat me kusht, të cilat në qendrën e numërimit përllogariten në 30 deri në 500 të tilla.

“Në momentin e publikimit të nënshkrimit të marrëveshjes sonë, KQZ-ja kishte arritur në numërimin 2.370 nga 2.374 kutive të votimit dhe publikimin e 99.83 % të rezultatit të votave të numëruara. Nga publikimi i kësaj marrëveshjeje, KQZ-ja nuk publikoi asnjë informatë për rezultatin e katër kutive të mbetura, që përbënin 0.17% të votave”, thuhet në një komunikatë.

“Kur kësaj i shtohen deklaratat se rezultatet mund të ndryshojnë me votat që po i presin nga Kazakistani, ne me të drejtë shprehim shqetësimin tonë se qeveria në largim e Hashim Thaçit është duke përgatitur manipulimin e rezultateve të zgjedhjeve”, theksohet në të.

Partia e drejtuar nga Fatmir Limaj kërkon që të ndërhyhet urgjentisht që të publikohen rezultatet dhe të pamundësohet manipulimi, sipas saj, me vullnetin politik të popullit të Kosovës.

Këtë komunikatë Nisma e ka shoqëruar me raportin zyrtar të KQZ-së, ku sipas saj rezulton se nga shteti i Kazakistanit nuk ka aplikuar për të votuar asnjë shtetas i Republikës së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA