Ekipet policiore në Kosovë po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit në termocentralin energjetik ‘Kosova A’, në Obiliq.

Drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka ka thënë për Top Channel se ende nuk ka asnjë rezultat paraprak se cilat ishin shkaqet që çuan deri tek shpërthimi.

Gjuka ka theksuar se ekipet e hetuesisë po punojnë 24 orë në 24, por për shkak të dëmit të madh që ka shkaktur shpërthimi detajet deri në zbardhjen e kësaj ngjarjeje kërkojnë kohë, mbase edhe javë të tëra.

Shpërthimi në termocentral të premten e kaluar u mori jetën dy punonjësve të Korporatës Energjitike të Kosovës, ndërkohë që një person u nxorr i gjallë nga gërmadhat dhe aktualisht po vazhdon kurimin në spitalin e Prishtinës, me gjendjen e tij shëndetësore që vazhdon të jetë e rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA