Shpresa për paqe “Krishtlindjesh” në Ukrainë, Zelensky nxjerr planin, ofron zonë të demilitarizuar në Lindje Themeluesi i “Frontit Nacional” në Francë, Jean Marie le Pen, është i pakënaqur me të bijën, drejtuesja aktuale e partisë së ekstremit të djathtë, dhe shtypit nuk i ka shpëtuar një detaj i tillë.
Hendekun mes tyre e zgjeroi akoma më shumë një koment i 86-vjeçarit, i cilësuar anti-semitist. Le pen u shpreh “i lënduar” nga e bija, Marine, dhe reagimi i saj ndaj një mesazhi-video, ku ai thoshte për kritikët e vet, përfshirë një këngëtar hebre: “herën tjetër, do t’i fusim të gjithë në furrë”.
Marine le Pen po përpiqet t’ia largojë partisë së vet reputacionin e racizmit, teksa është në kërkim të aleancave në Parlamentin Europian. Video-blogu i Le Penit 86-vjeçar është hequr nga faqja online e Frontit Nacional.
Vetë numri 2 i partisë, Louis Alliot, njëkohësisht partner i 46-vjeçares Le Pen, u shpreh kundër mesazhit polemizues të themeluesit të forcës politike, duke e cilësuar “një lëvizje krejtësisht idiote”.
Nuk vonoi shumë dhe në debat u përfshi drejtpërdrejtë edhe vet Marine le Pen, e cila u shpreh për “Le figaro”: “Jam e bindur se kuptimi i dhënë deklaratave të tij është fryt i një interpretimi keqdashës. Duke pasur, megjithatë, parasysh eksperiencën e gjatë, është e pafalshme që Jean Marie le Pen nuk e mendoi se si do të interpretoheshin fjalët e tij dhe ky është një gabim politik, pasojat e të cilit i vuan Fronti Nacional”.
46-vjeçarja shtoi se, nëse mund të ketë ndonjë element pozitiv në të gjithë këtë situatë, ajo është rikujtesa se, partia që drejton denon me forcë çdo formë anti-semitizmi, e cilitdo lloji qoftë ajo.
Nuk vonoi dhe përgjigja e të atit. “Gabimin politik e bëjnë ata që rreshtohen me mendimin unik, – tha ai për mikrofonin e radios franceze RTL. – Jam qëlluar pas shpine, por askush nuk ma frenon dot lirinë e fjalës. Nuk kam aspak ndërmend të ndryshoj qëndrim”, përfundoi Le Pen.
Top Channel