Zgjedhjet paralamentare pritet të sjellin në Kuvendin e Kosovës deputetët e parë që vijnë nga serbët e veriut.

Nga rezultatet paraprake në katër komunat veriore Leposavic, Zubin Potok, Zvecan dhe Mitrovica e Veriut nga 62 mijë e 797 qytetar me të drejtë vote kanë votuar mbi 15 mijë e 374  mijë votues.  

Serbet veriorë u bënë pjesë e këtyre zgjedhjeve vetëm pas urdhërit të Beogradit zyrtar dhe një gjë e tillë nuk dihej deri në ditën e votimit. Me shpalljen e zgjedhjeve Beogradi zyrtar rekomandoi bashkimin e të gjitha partive serbe në një listë, duke përkrahur kështu Listën Serbe.

Kësaj liste iu bashkuan edhe partitet e tjera dhe nga zgjedhjet e 8 qershorit bazuar në rezultatet paraprake serbët fituan rreth 3% të votave në gjithë vendin, ndërkohë përqindja e mbetur shpërndahet tek partitë e tjera serbe të cilat garuan me një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA