Simpatizantë të partive opozitare kanë bllokuar rrugët e Prishtinës duke festuar marrëveshjen e arritur mes LDK-së–AAK-së dhe Nisma-s për formimin e qeverisë së re.
Shumë të rinj, të mbuluar me flamuj partiakë kanë dalë nëpër qytet menjëherë pasi dëgjuan për mundësinë e ardhjes së partive të tyre të preferuara në pushtet.
Opozita kosovare është e vendosur që iniciativën e saj ta çojë deri në fund, ndërsa në rast të pamundësisë së realizimit të marrëveshjes nga ana e Gjykatës Kushtetuese, Isa Mustafa paralajmëron zgjedhje të reja, në të cilat, sipas tij, opozita do të garojë me një listë të vetme.
Në një intervistë për Portalin Express, Mustafa ka thënë se ai do të jetë kryeparlamentar në institucionet e reja, sipas marrëveshjes që kanë arritur me AAK-në dhe Nisma-n.
Mustafa ka thënë se sipas marrëveshjes, pas përfundimit të mandatit të presidentes aktuale, ky post pastaj do t’i takojë LDK-së.
Top Channel