Në Kosovë këtë të diel u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat përfunduan thuajse me sukses të plotë, duke iu referuar mbarëvajtjes së tyre. Ato u pranuan nga të gjitha partitë politike dhe nuk pati kundërshtime, gjithashtu edhe rezultatet dolën në një kohë shumë të shkurtër.
Sfidë tashmë është krijimi i qeverisë së re në Kosovë. Për të biseduar mbi këto zhvillime Memli Krasniqi, nënkryetar i PDK-së foli në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” në Top Channel.
Krasniqi u shpreh se deri tani nuk është biseduar me asnjë parti politike për krijimin e qeverisë së re, për të cilën, sipas tij, do të diskutohet vetëm pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Nënkryetar i PDK-së është shprehur i bindur se menjëherë pas mbylljes përfundimtare të procesit PDK-ja do ta krijojë shpejt dhe me lehtësi qeverinë e re, pavarësisht thirrjeve të bëra nga VV.
Pandi Gjata: Pas publikimit të rezultateve tashmë në Kosovë po diskutohet mbi qeverinë e re apo jo?
Memli Krasniqi: Ishte një festë e madhe dhe e merituar. Besoj se ky ishte procesi zgjedhor më i mirë i pasur që kemi pasur deri tani është vlerësuar edhe si një ndër proceset më të mira edhe në rajon. Për këtë përgëzojmë së pari qytetarët e Kosovës, por edhe të gjitha institucionet që patën përgjegjësi për mbarëvajtjen e këtij procesi.
Pandi Gjata: Gjithsesi nuk kemi ende një rezultat të certifikuar nga KQZ apo edhe numrin e saktë që ka secila nga partitë, por dihet se PDK është fituese. A keni bisedime konkrete me ndonjë partner të mundshëm që do të ketë partia juaj në qeverinë e ardhshme?
Memli Krasniqi: Deri tani për qeverinë e re është diskutuar vetëm nga analistët. Ne si parti fituese e zgjedhjeve, ashtu siç kemi bërë edhe në të kaluarën do të presim mbylljen e të gjitha hapave të procesit zgjedhor dhe më pas do të nisim bisedimet konkrete në funksion të krijimit të qeverisë së re “Thaçi 3”.
Pandi Gjata: VV është shprehur në mënyrë kategorike se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në, madje ka iniciuar edhe një nismë ku i kërkon partive të tjera të mos bëjnë koalicion me PDK-në.
Memli Krasniqi: Logjika e PDK-së ka qenë dhe do të jetë një logjikë e gjithëpërfshirës, tolerancës dhe punës së përbashkët për të mirën e vendit tonë. Qytetarët e kanë vlerësuar punën tonë deri tani dhe për ne janë të pakuptimta këto logjika përjashtuese apo përçarëse. Për të thënë se nuk dua të vij në koalicion duhet të marr ftesë, por ata nuk e kanë marrë një të tillë. Kjo thirrje është realisht një ofendim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës, gjithsesi VV nuk është shumë serioze në këtë kuptim dhe kjo është dëshmuar edhe gjatë viteve të kaluara. Për ne është e rëndësishme që “Misioni i Ri” jo vetëm ka fituar, por ka marr një mbështetje të madhe.
Pandi Gjata: PDK-së do t’i shkojë një koalicion me krahun e luftës, ka parasysh partinë e Haradinajt, por edhe ‘Nismën’ e Limajt, i cili u shpreh i hapur për të diskutuar edhe më PDK-në apo me LDK-në, më kë do t’i shkonte për shtat partisë suaj?
Memli Krasniqi: Pavarësisht deklarimeve të gjithë janë të hapur për të diskutuar me fituesin, pasi të gjitha partitë politike kanë dëshirë të jenë pjesë e qeverisjes. Në bëjmë koalicion me partitë politike të cilat i përkasin spektrit politik të cilit i përket edhe PDK-ja, me ato të qendrës së djathtë. Për ne është i rëndësishëm programi politik, platforma jonë politike që do të jetë në boshtin e qeverisjes së ardhshme. Për momentin asnjë nuk mund të japë një përgjigje më konkrete.
Pandi Gjata: Do të bëjë edhe një pyetje hipotetike. Marr shkas nga fakti që jeni parti fituese, Kosovës i duhet një stabilitet, nëse ndonjëri nga partnerët që ju do të negocioni do të kërkonte edhe postin e Kryeministrit, a do të ishte PDK-ja e ‘gatshme’ për t’ia lënë një prej aleatëve këtë post apo është e pa negociueshme që zoti Thaçi është Kryeministër edhe për mandatin tjetër?
Memli Krasniqi: Zoti Thaçi ka marrë besimin për punën që ka bërë për 6 vite e gjysmë, si udhëheqës i Kosovës dhe kjo besoj se është më se e mjaftueshme që ai të jetë në krye të qeverisë edhe në këtë mandat. Thaçi ka thënë, “ai që i fiton zgjedhjet udhëheq qeverinë”.
Pandi Gjata: Kur mendoni se këto negociata do të mbyllen dhe kur Kosova do të ketë qeverinë e re?
Memli Krasniqi: Unë mendoj që KQZ, e cila ka bërë një punë shumë të mirë, do të bëjë një punë efikase edhe për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe ajo që unë jam i bindur është se qeveria e re do të krijohet shumë shpejt dhe shumë lehtë.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;}
Top Channel