Një ndërtesë është shembur mëngjesin e së martës në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, ku si pasojë dy punëtorë kanë të mbetur të plagosur.

Lajmin e konfirmoi për Top Channel zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tha se godina ishte në ndërtim e sipër.

“Rreth orës 08:55, policia e Kosovës është njoftuar për shembjen e një lokali. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe dy punëtorët e lënduar janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim”, tha Ahmeti.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë inspektorët e punës dhe inspektorët e ndërtimit, për të parë se çfarë e shkaktoi shembjen e ndërtesës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA