Shpresa për paqe “Krishtlindjesh” në Ukrainë, Zelensky nxjerr planin, ofron zonë të demilitarizuar në Lindje
Ushtria pakistaneze ka kryer një seri sulmesh ajrore në zonat tribale në veri-perëndim të vendit, duke vrarë të paktën 15 militantë. Autoritetet lokale deklaruan se sulmet shkatërruan nëntë kampe rebelësh në Luginën Tirah, në rajonin e Kiberit.
Sulmet vijnë një ditë pasi talebanët sulmuan aeroportin e qytetit të Karaçit, në një sulm të armatosur që vrau mbi 30 persona. Talebanët pakistanezë deklaruan se sulmi i tyre ishte një hakmarrje për vrasjen e liderit të tyre vitin e kaluar.
“Nëntë kampe terroristësh u shkatërruan në sulmet ajrore të kryera në mëngjes në afërsi të kufirit mes Pakistanit dhe Afganistanit”, deklaroi ushtria në një komunikatë të shpërndarë ditën e martë.
Rajoni tribal i Khiberit, në afërsi kufirit me Afganistanin, dyshohet se është një bazë për grupe të ndryshme militantësh dhe luftëtarësh të huaj.
Në orët e vona të së dielës, 10 luftëtarë talebanë të armatosur sulmuan aeroportin ndërkombëtar të Karaçit, i përdorur kryesisht për transportim ngarkesash dhe fluturime private.
Forcat e sigurisë rimorën kontrollin në orët e para të së hënës vranë militantët. Aeroporti u hap më vonë gjatë ditës së djeshme.
Sulmi vjen në një kohë kur flitet për një ndarje të thellë në radhët e talebanëve pakistanezë dhe kërcënimeve për shpagim pas kufizimit të operacioneve ushtarake kundër militantëve të huaj në Uaziristanin Verior.
Sipas të dërguarit të BBC në Islamabad, duke parë shkallën e dhunës është mëse e qartë se çdo pretencë për avancimin e procesit të paqes ka marrë fund. Vetëm pakë vetë mendonin se bisedimet e fundit mes qeverisë dhe militantëve do të çonin diku.
Top Channel