Nigeri, rrëmbehen 20 gra, dyshohet nga Boko Haram

10/06/2014 00:00

Zyrtarët lokalë në Nigeri kanë bërë të ditur se 20 gra janë rrëmbyer, gjatë fundjavës së shkuar në verilindje të vendit, vetëm 8 kilometra nga qyteti ku më shumë se 200 vajza u rrëmbyen gati 2 muaj më parë nga Boko Haram, të cilët edhe në këtë rast dyshohen si autorë. 

Militantët kanë sulmuan fshatin gjatë ditës së shtunë, të armatosur rëndë dhe të veshur me uniforma ushtarake, ka bërë të ditur një zyrtar, i cili për arsye sigurie nuk kërkoi të mbetet anonim.

Deri tani nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët e të rrëmbyerave dhe vendndodhja e tyre nuk dihet. Frika e hakmarrjes vdekjeprurëse pengon këtë banorë që të kërkojnë ndihmë nga ushtria.

Anëtarët e grupit terrorist Boko Haram rrëmbyen 276 vajza më 14 prill nga konvikti i një shkolle në Chibok. Dhjetëra prej të rrëmbyerave u arratisën, por ende më shumë se 200 prej tyre janë ende të humbura. Rrëmbimi shkaktoi një reagim edhe nga ndërkombëtarët. Qeveria nigeriane është akuzuar se nuk ka vepruar në kohë dhe në mënyrë efikase për të mbrojtur vajzat e rrëmbyera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB