Izraeli zgjedh presidentin e ri

10/06/2014 00:00

Deputetët e Parlamentit izraelit kanë zgjedhur ligjvënësin veteran të Likud, Reuven Rivlin, si presidentin e ardhshëm të vendit.

Rivlin, ish-kryetar i Parlamentit dhe ish-ministër, mposhti në këtë garë ligjvënësin e vjetër Meir Sheetrit, pas një votimi të fshehtë që përfundoi 63 me 53 në favor të tij.

Rivlin do të pasojë Shimon Peres, 90 vjeç, të cilit i përfundon mandati 7-vjeçar në muajin Korrik.

Presidenti izraelit mban thuajse një pozicionin ceremonial, si dhe nuk ka asnjë rol formal në bisedimet për paqe me palestinezët.

Rivlin, një anëtar i partisë së djathtë Likud, në qeveri, do të bëhet kështu presidenti i 10 i Izraelit. Ai fitoi raundin e dytë të votimit, gjatë së martës.

74-vjeçari kundërshton krijimin e një shteti palestinez, duke e vendosur atë në kundërshtim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Analistët thonë se Peres, një politikan i vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqe dhe shumë popullor mes izraelitëve, e ka thuajse të pamundur të vazhdojë në postin aktual.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta