Shpresa për paqe “Krishtlindjesh” në Ukrainë, Zelensky nxjerr planin, ofron zonë të demilitarizuar në Lindje
Kryeministri irakian, Nuri Al Maliki i kërkoi parlamentit shpalljen e gjendjes së emergjencës pas marrjes nën kontroll nga militantët ekstremistë të qytetit të dytë më të madh të vendit.
Ekstremistët morën nën kontroll mbrëmjen e së hënës qytetin e Mosulit pas muajsh të tërë luftimesh me forcat e sigurisë. Fillimisht nën kontrollin e tyre ranë godinat qeveritare, më pas stacionet e policisë pasuar nga aeroporti dhe zyrat operacionale të ushtrisë.
Korespondenti i BBC në Bejrut thotë se militantët e Shtetit Islamaik të Irakut dhe Levantit kontrollojnë prej muajsh pjesën më të madhe të provincës së Nineveh-ut, por vetëm së fundmi morën nën kontroll edhe kryeqytetin e kësaj province.
Të hënën, guvernatori i provincës, Atheel al-Nujaifi u kërkoi banorëve që të rezistojnë.
“U bëj thirrje të gjithë banorëve të Mosulit që të vetëorganizohen për të mbrojtur banesat dhe lagjet e tyre”, deklaroi ai al-Nujaifi, i cili u arratis pak para se godina rajonale qeveritare të binte nën kontrollin e militantëve islamikë.
Rimarrja nën kontroll e qytetit të Mosulit dhe gjithë provincës së Nineveh-ut me shumicë sunite shihet si një sfidë e vështirë për kryeministrin shiit, Nuri al-Maliki. Ndërkohë, luftimet mes forcave qeveritare dhe militantëve islamikë raportohen edhe në qytetin e Ramadit në provincën e Anbarit. Ekstremistët kanë nën kontroll pjesë të mëdha të qytetit dhe sipas raportimeve vazhdojnë të avancojnë dita-ditës.
Top Channel