Shpresa për paqe “Krishtlindjesh” në Ukrainë, Zelensky nxjerr planin, ofron zonë të demilitarizuar në Lindje 6 persona humbën jetën prej stuhive të dhunshme të përplasura gjatë natës mbi qytetet në Perëndim të Gjermanisë.
Në incidentin më të rëndë, tre vetë vdiqën në Dyseldorf, nga rrëzimi i një peme në hangarin ku ata po përpiqeshin të strehoheshin, për t’u mbrojtur nga furia e motit.
Sërish nga rënia e pemëve u vranë edhe dy çiklistë në Këln e Krefeld, ndërsa viktima e 6 e erërave të dhunshme ishte një pastrues rrugësh në Essen.
Stuhitë i dhanë fund një vale të nxehti, që zgjati përgjatë gjithë fundjavës, duke i shtyrë gjermanët drejt plazheve.
Moti i keq ka prekur më rëndë Dyseldorfin dhe transportin publik në këtë qytet.
Autoritetet i këshilluan njerëzit të shmangin udhëtimet atje, duke qenë se ka bllokime të rrugëve e janë prekur gjithashtu edhe trenat dhe aeroportet.
Sistemi i tramvajit është bllokuar tërësisht. Mbrëmjen e së martës, në aeroportin e Dyseldorfit u regjistruan erëra me shpejtësi 150 km në orë, ndërsa meteorologët thonë se stuhia po lëviz drejt rajoneve verilindore.
Top Channel