Shpresa për paqe “Krishtlindjesh” në Ukrainë, Zelensky nxjerr planin, ofron zonë të demilitarizuar në Lindje
Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin jugor të Parana në Brazil, duke i marrë jetën të paktën 9 personave, kanë bërë të ditur autoritetet vendase gjatë ditës së hënë.
Reshjet e rrëmbyeshme kanë filluar gjatë së premtes së javës së kaluar dhe kanë dëmtuar më shumë se 5 mijë banesa, duke detyruar rreth 3 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre.
Curitiba, një nga 12 qytetet që do të presë Kupën e Botës, e cila fillon të enjten, shënon numrin më të madh të të prekur nga moti i keq, rreth 15 mijë persona.
Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në qytetet më të goditura. Guvernatori i Parana tha se 3 milionë dollarë do të përdoren për t’i ardhur në ndihmë 74 qyteteve të prekur nga moti i keq.
Top Channel