Turqi–Britani/ Erdogan pret Starmer në Ankara, nënshkruhet marrëveshja për blerjen e 20 avionëve luftarakë
Pesë ushtarë të NATO-s janë vrarë në një incident në jug të Afganistanit, njoftuan forcat e Aleancës në vend.
Komanda drejtuese e misionit ISAF deklaroi se incidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës, por nuk dha detaje mbi të.
Aktualisht misioni i NATO-s ka trupa nga rreth 50 vende të ndryshme që kontribuojnë në Afganistan.
Militantët islamikë kanë shtuar sulmet në prag të tërheqjes së planifikuar të trupave të huaja nga vendi, në fund të vitit 2014.
Shumica e trupave të vendosura në jug të vendit janë amerikanë, por NATO nuk e ka konfirmuar kombësinë e viktimave.
Pjesa jugore e Afganistanit është zemra e lëvizjes së talebanëve dhe rebelët shpesh herë sulmojnë trupat e sigurisë në këtë rajon.
Që nga fillimi i vitit në Afganistan janë vrarë mbi 30 trupa të NATO-s dhe incidenti i fundit është më i rëndi deri tani. Vendi pritet të mbajë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan të shtunën.
Rebelët, që bënë thirrje për të penguar procesin dhe fushatën elektorale, sulmuan tubimin e organizuar nga një prej kandidatëve javën e kaluar.
Top Channel