“Na ktheni stolitë tona, ka ende kohë”, Konti i Parisit thirrje publike grabitësve të Luvrit: Ato janë pjesë e shpirtit të Francës
Një pilot ka humbur jetën pasi avioni luftarak me të cilin po fluturonte u rrëzua në një bazë ushtarake në jug të Spanjës, njoftuan autoritetet lokale.
Ministria spanjolle e Mbrojtjes identifikoi pilotin e ndjerë si kapitenin Fernando Lluna Carrascosa të Forcave Ajrore spanjolle. Ai lë pas bashkëshorten dhe vajzën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14 me orën lokale, në bazën ajrore Moron, në jug-lindje të Sevilias. Ajo është një bazë e përbashkët e forcave ajrore spanjolle dhe atyre amerikane, por vetëm pala spanjolle mund të përdorë Eurofighter.
Avioni i përkiste divizionit Ala 11 të aviacionit ushtarak spanjoll. Qeveria lokale konfirmoi se mjeti fluturues u përplas me tokën teksa përpiqej të ulej pas një fluturimi stërvitor rutinë.
Kapiteni që humbi jetën, nga Madridi, kishte mbi 600 orë eksperiencë fluturim në një Eurofighter. Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregonin tym të zi që ngrihej nga vendi i ngjarjes.
Një shtetas saudit humbi jetën në të njëjtën bazë ajrore në vitin 2010, në një incident të verifikuar po me një avion Eurofighter.
Top Channel