Shpresa për paqe “Krishtlindjesh” në Ukrainë, Zelensky nxjerr planin, ofron zonë të demilitarizuar në Lindje “Ky është revolucion”! Me këtë thirrje, një çift në Las Vegas hapi zjarr, duke vrarë dy oficerë policie.
Trupat i mbuluan me një flamur, qëlluan për vdekje një civil e, pas kësaj, burrë e grua kryen vetëvrasje.
Të identifikuar vetëm si Jared dhe Amanda, të rinjtë tek të 20-at mësynë një piceri në veriperëndim të qytetit, e i vranë policët teksa hanin.
Alyn Beck, 42 vjeç, dhe kolegu i tij 32-vjeçar, Igor Soldo, u zunë krejtësisht të papërgatitur, edhe pse – sipas BBC-së, – njëri prej tyre arriti t’i përgjigjej zjarrit, por pa mundur të cënojë agresorët.
Fqinjët thonë se dy të rinjve iu ishin kthyer në mani teoritë e konspiracionit. Pasi qëlluan me plumb në kokë policët, që në ato momente nuk ishin as në detyrë, ata dolën nga piceria e iu drejtuan një supermarketi aty pranë, ku vranë në parkim edhe një kalimtar të rastit.
Në vijim, gruaja, sipas sherifit Doug Gillespie, qëlloi partnerin, e pastaj e ktheu armën nga vetja. Autoritetet thonë se nuk ka ende një motiv të qartë për episodin e shfaqur në mes të ditës, me shënjestër pjesëtarët e forcave të rendit.
Nuk dimë asgjë për agresorët, pohoi sherifi Gillespie, por po përpiqemi të mësojmë sa më shumë rreth tyre. Guvernatori Brian Sandoval u shpreh thellësisht i tronditur nga ngjarja dhe humbjet e jetëve, prej atij që e përshkroi si një “akt dhune krejtësisht të pakuptimtë”.
Top Channel