“Hip në një varkë me të çmendurin De Niro dhe kthehu nga ke ardhur”, Trump sulmon ligjvënësit myslimanë që i ndërprenë fjalimin në Kongres
Mijëra protestues kundër-Monarkisë u mblodhën në Madrid, kryeqytetin e Spanjës, dhe kërkuan zhvillimin e një referendumi për të zgjedhur mes Monarkisë dhe Republikës.
Pasi Mbreti Juan Carlos vendosi të abdikojë fronin, shumë spanjollë kërkuan anulimin e Monarkisë. Skandali i korrupsionit në familjen mbretërore dhe problemet shëndetësore të Mbretit, pas disa ndërhyrjesh kirurgjikale vitet e fundit, kanë gërryer – siç raportojnë mediat ndërkombëtare – mbështetjen e publikut për Monarkinë në Spanjë.
“Ne dëshirojmë të jemi qytetarë dhe jo subjekte – tha një prej protestuesve. – Nuk duam të drejtohemi nga një familje aq e korruptuar, sa ajo e burbonëve. Një Republikë është edhe më pak e kushtueshme”.
Me sloganin “Referendum tani” u organizuan protesta në të gjithë vendin.
Top Channel