Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka prezantuar rezultatet e numrit të votuesve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre deri në orët e para të pasdites.

Duke e krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, këtë herë vihet re një rënie e madhe e numrit të qytetarëve që kanë aplikuar këtë të drejtë. Deri më tani janë banorët e Skënderajt që kanë votuar më shumë se të tjerët, me gjithësej 34.44%.

Ndërkohë, banorët e katër komunave veriore me shumicë serbe, të cilët në vitin 2010 i bojkotuan zgjedhjet, këtë herë kanë dalë për të hedhur flietën në kuti.

Deri më tani numri i përgjithshëm i votuesve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës është 458 mijë e 223, ose 26.49 përqind.

Dalja në zgjedhje sipas Komunave:

Deçan     24,21%
Gjakovë     23,02%
Gllogovc     33,05%
Gjilan         27,52%
Dragash     20,00%
Istog         23,01%
Kaçanik     23,85%
Klinë         24,73%
Fushë Kosovë 25,66%
Kamenicë     26,81%
Mitrovicë e Jugut 26,45%
Leposaviq     14,68%
Lipjan         28,96%
Novobërdë     26,03%
Obiliq                25,82%
Rahovec     21,62%
Pejë         25,39%
Podujevë     27,60%
Prishtinë     32,17%
Prizren     24,20%
Skenderaj     34,44%
Shtime     26,21%
Shtërpcë     31,20%
Suharekë     27,65%
Ferizaj     25,23%
Viti         22,44%
Vushtrri     24,55%
Zubin Potok     19,05%
Zveçan     17,06%
Malishevë     30,16%
Junik          25,32%
Mamusha     37,37%
Hani i Elezit     27,32%
Gracanice     24,47%
Ranilug     27,92%
Partesh     25,82%
Kllokot     25,74%
Mitrovica e Veriut 17,95%

Përqindja totale 26,49%

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA