Kërcënohet familja e ushtarit amerikan

08/06/2014 00:00

Autoritetet amerikane po hetojnë mbi email-et kërcënuese, që kanë mbërritur në adresë të të atit të ushtarit Bou Bergdal, i cili u la i lirë nga talebanët javën e kaluar, pas pesë vjetësh në robëri.

Sipas policisë, katër email-e kërcënuese po hetohen dhe prindërve të ushtarit, Bon dhe Xhenit, po u garantohet siguri.

Mediat amerikane raportuan se pengmarrësit e tij e kishin mbyllur ushtarin Bou Bergdal në një kafaz, në errësire të plotë për javë të tëra.

Opinioni në Shtetet e Bashkuara është i ndarë; disa janë të mendimit se Bou Bergdal është një hero, e të tjerë se ai ishte një ushtar që vuri në rrezik jetën e shokëve, duke dezertuar.

Top Channel