Kanada, arratisje me helikopter nga burgu

08/06/2014 00:00

3 të burgosur janë arratisur me helikopter nga një burg në provincën e Quebec-ut, në Kanada, bëri të ditur policia e pjesës lindore të vendit.

Helikopteri ishte ulur gjatë orëve të vona të së shtunës dhe besohet të jetë larguar me të burgosurit në Perëndim, me shumë mundësi drejt Montrealit.

Të dënuarit ishin duke u mbajtur në qendrën e burgimit Osrainville, pranë qytetit të Quebec-ut, në pritje të gjyqit ndaj tyre. Qytetarët janë paralajmëruar të mos u afrohen atyre, por të kontaktojnë menjëherë policinë nëse i shohin.

Ky është rasti i dytë i thyerjes së sigurisë në burgje, duke përfshirë arratisjen me helikopterë, në provincën e Quebec-ut gjatë kësaj periudhe 1-vjeçare. Në Mars të vitit 2013, dy të dënuar ishin arratisur nga një burg pranë Montrealit, duke u ngjitur nëpër litarët e hedhur nga helikopteri që i priste.

Top Channel