
Ish-shefi i ushtrisë, Abdul Fattah al-Sisi, është betuar si president i ri i Egjiptit pasi fitoi me një diferencë të madhe votash zgjedhjet e majit.
Ushtaraku i tërhequr rrëzoi nga posti i presidentit ish-liderin e Vllazërisë Muslimane, Mohammed Morsi, gjatë Korrikut të vitit të kaluar. Që prej atëherë, ai i ka shpallur luftë të hapur kësaj lëvizjeje, e cila bëri thirrje për bojkot të zgjedhjeve.
Aktivistë liberalë dhe laik, përfshi lëvizjen e të rinjve të 6 Prillit, e cila pati një ndikim të madh në revolucionin e vitit 2011, që rrëzoi ish-presidentin jetëgjatë në pushtet, Hosni Mubarak, e që gjithashtu bojkotoi zgjedhjet e 26-28 Majit në shenjë proteste për kufizimin e të drejtave të njeriut.
Sisi, 59 vjeç, siguroi 96,9% të votave gjatë zgjedhjeve të fundit, ndërsa sfiduesi i tij i majtë, Hamdeen Sabahi mori vetëm 3,1%, sipas shifrave zyrtare. Megjithatë, pjesëmarrja në zgjedhje ishte më pak se 50%.
Top Channel