Policia londineze liron Altaf Hussain

07/06/2014 00:00

Altaf Hussain, lideri i një prej partive më të mëdha në Pakistan, MQM, është liruar me kusht nga policia në Londër , pasi ishte ndaluar me dyshimin për pastrim parash.

60-vjeçari u morë në pyetje për rreth 7 orë gjatë mbrëmjes së të premtes. Ai ishte transferuar në spital, pas arrestimit të ditës së martë.

Mijëra mbështetës të tij kanë organizuar një tubim në mbështetje të Hussain në Karachi, qyteti më i madh në Pakistan. Lajmi i lirimit të 60-vjeçarit u shoqërua me festime në këtë qytet.

Altaf Hussain e ka drejtuar partinë e tij nga jashtë vendit, pasi jeton në Britani që prej vitit 1990. Autoritetet britanike dhe ato pakistaneze kanë qenë të shqetësuara se ndalimi i tij do të sillte protesta të dhunshme në Pakistan.

Top Channel